string(54) "talenti-kosovar-leon-zeqiraj-transferohet-ne-sampdoria"

Futboll

Gazeta Express

05/02/2024 10:39

Talenti kosovar, Leon Zeqiraj transferohet në Sampdoria

Futboll

Gazeta Express

05/02/2024 10:39

Leon Zeqiraj është futbollisti i radhës kosovar që përfundon në futbollin italian.

Super-talenti kosovar në fakt e ka bërë një hap gjigant në karrierën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi U-19 i Kosovës është transferuar tek klubi i njohur italian, Sampdoria.

Futbollisti nga Istogu deri tash ishte pjesë e akademisë së Werder Bremenit, ndërsa vendosi që karrierën ta vazhdojë në Itali, aty ku e synon ngritjen e madhe dhe shpërthimin.

I menaxhuar nga agjensioni në pronësi të legjendës Francesco Totti, Zeriqaj ishte pjesë e “Dardanëve të rinj” në Elite Round.

Qendërmbrojtësi shihet me një të ardhme të ndritshme, ndërsa llogaritet edhe si pasardhës i denjë i Amir Rrahmanit tek Kombëtarja A e Kosovës.

Zeqiraj do të ushtrojë me ekipin Bardh e Kaltër në Itali, ndërsa do ta presë rastin e tij tek ekipi nga Genova. /Gazeta Express/