string(59) "tallet-ish-shoku-i-gjestit-shuplaka-e-jozit-vec-te-kthjelle"

Tallet ish-shoku i Gjestit: ‘Shuplaka e Jozit veç të kthjellë’

Rozë

Gazeta Express

13/04/2025 17:22

Pas sulmit të bujshëm të Joz Markut ndaj Gjestit gjatë prime-it, nuk ka munguar një reagim edhe nga Alberati – ish-miku i këngëtarit.

Alberati, që javë më parë bëri bujë në emisionin Prive me deklaratat e tij të forta ndaj Gjestit, këtë herë ka zgjedhur ironinë si mënyrë reagimi. Përmes një story në Instagram, ai ka postuar një imazh ku shkruan:
“Kafja e mëngjesit si shuplaka e Jozit. Veç të kthjellë.”

Lexo Edhe:

Ky koment i shoqëruar me emoji të qeshura, duket si një aprovim i heshtur i veprimit të Jozit – ndonëse ironik, ai ka ndezur menjëherë rrjetin.

Nga ana tjetër, siç raportoi Prive by Liberta Spahiu, Jozi është liruar për t’u hetuar në gjendje të lirë pas incidentit që ndodhi përpara miliona shikuesve.

Ndërkohë, Top Channel ka dalë me një reagim zyrtar ku theksohet se “dënojnë çdo akt dhune” dhe se “do të rishikojnë të gjitha protokollet e sigurisë në programet e tyre.” / Prive