string(121) "taravari-ende-nuk-e-kam-pare-raportin-e-inspektoratit-nese-ka-leshime-do-te-kete-pergjegjesi-per-rastin-ne-kardiokirurgji"

Maqedoni

Gazeta Express

15/04/2025 18:23

Taravari: Ende nuk e kam parë raportin e Inspektoratit, nëse ka lëshime do të ketë përgjegjësi për rastin në Kardiokirurgji

Maqedoni

Gazeta Express

15/04/2025 18:23

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk e ka parë raportin për pacientin Toni Angellovski, i cili ndërroi jetë në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Ai ka kërkuar kohë për t’u njohur me rastin, por ka paralajmëruar edhe përgjegjësi nëse konstatohet ndonjë lëshim.

Lexo Edhe:

59-vjeçari Toni Angellovski, i cili ishte në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë me këputje të aortës, nuk mori ndihmë mjekësore për shkak se në atë kohë nuk punonte dhoma e vetme e kirurgjisë endoskopike e Klinikës, ndërsa në sallën e Kirurgjisë Torakale nuk kishte stente.

Pas kryerjes së një kontrolli të jashtëzakonshëm, Inspektorati nuk ka konstatuar asnjë mangësi në procedurë.