“Kjo shtëpi është e hapur dhe e madhe. Të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Arben Taravari.
Kjo ishte përgjigjja që mbrëmë dha Arben Taravari i pyetur nëse është i mundur ribashkimi me Ziadin Selën, pas ndarjes së ASH-së në dy fraksione. Çfarë deshi të thotë me këtë deklaratë dhe a është i mundur pajtimi i dy ASH-ve, si dhe bashkimi me Selën? A po i bën Taravari ish-bashkëpartiakut ftesë të hapur?
-90% e partisë tashmë është këtu, 10% kanë mbetur. Para 10 ditësh erdhi kryetari i komunës së Vrapçishtit që ishte në anën tjetër dhe u bashkua, thashë se shtëpia jonë, familja jonë është e madhe, dyert janë të hapura për të gjithë, kështu që kush dëshiron le të urdhërojë, është i mirëpritur.
-Po Sela?
-Nëse do, është i mirëpritur, dyert janë të hapura.
Kontaktuam edhe me kryetarin e pjesës tjetër të partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, por na tha se nuk dëshiron të komentojë mbi këtë çështje.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...