string(97) "taravari-sa-u-perket-vulave-edhe-menduh-thaci-i-ka-vula-por-sa-ka-mbeshtetje-eshte-ceshtje-tjeter"

Maqedoni

Gazeta Express

29/04/2025 14:35

Taravari: Sa u përket vulave, edhe Menduh Thaçi, i ka vula, por sa ka mbështetje është çështje tjetër

Maqedoni

Gazeta Express

29/04/2025 14:35

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Kanal5, ka folur rreth rejtingut të ASH-së dhe partive të tjera në opinion.

Ai tha se ASH-ja, sipas anketave të brendshme të partisë del partia më e madhe brenda VLEN-it.

Lexo Edhe:

“Në tre anketat e ekzekutuara ASH-ja është partia më e madhe brenda koalicionit.

Mirë është që ASH-ja, përkundër partive të tjera në VLEN, ka strukturë të mirë dhe të organizuar nga Likova deri në Strugë. Atje ku kërkohet vota shqiptare”, u shpreh Taravari.

Sa u përket vulave, Taravari, tha se partinë nuk e bëjnë vulat, pasi edhe Menduh Thaçi, i ka vulat e partisë,  por sa ka mbështetje është çështje tjetër.