Tare: Maignani i lumtur në Milan, po presim edhe për Nkunkun e Gimenezin - Gazeta Express
string(70) "tare-maignani-i-lumtur-ne-milan-po-presim-edhe-per-nkunkun-e-gimenezin"

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 16:40

Tare: Maignani i lumtur në Milan, po presim edhe për Nkunkun e Gimenezin

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 16:40

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, mban të hapur ‘derën’ për rinovimin e kontratës së Mike Maignan dhe shpreh besim te Christopher Nkunku dhe Santiago Gimenez, por nuk përjashton afrimin e një sulmuesi të ri qendror në janar.

“Kemi nisur me një grup fantastik. Çdo ditë që punojmë bashkë, e kuptojmë se është një nga grupet më të mira me të cilat kemi punuar ndonjëherë,” tha Tare për “DAZN”.

“Ata kanë vendosmëri dhe dëshirë, dhe kjo shihet nga rezultatet në fushë. E dimë që ka punë për të bërë dhe na duhet vazhdimësi, por për momentin jemi të kënaqur”, shtoi ai.

Me afatin kalimtar të janarit që po afron, Tare u pyet në mënyrë të pashmangshme për negociatat e Milanit, duke nisur me të ardhmen e Maignan.

Kontrata e portierit skadon në qershor dhe sipas raportimeve në Itali, ai ka kërkuar një kontratë të re prej 8 milionë eurosh në vit.

“Nuk kemi diskutuar kurrë për shifrat, nuk i kam dëgjuar këto numra, por është e lehtë të flasësh për Mike sepse ai është një djalë fantastik, është lider dhe një figurë e rëndësishme e grupit,” u përgjigj Tare.

“Ne jemi të kënaqur me të, atij i pëlqen të qëndrojë te Milani dhe Milani dëshiron ta rinovojë. Sot kemi një ndeshje që duam ta fitojmë, pastaj do të kemi kohë ta diskutojmë këtë çështje”, vazhdoi ai.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Nkunku, e nisi sot në sulm përkrah Christian Pulisic, ndërsa Rafael Leao dhe Gimenez janë të dëmtuar.

A do të kërkojë Milani një sulmues të ri qendror në afatin kalimtar të dimrit?

“Është e vështirë të gjesh lojtarë që bëjnë diferencën në janar, por do t’i mbajmë sytë hapur për të parë nëse ka diçka që mund të përmirësojë situatën e ekipit,” tha Tare.

“Nëse ka një mundësi, do ta shfrytëzojmë, por skuadra po përmirësohet. Nkunku dha sinjale të rëndësishme në pjesën e dytë kundër Torinos. Sot është një mundësi e madhe për të që të tregojë Nkunkun e vërtetë që të gjithë presim”, shtoi Tare para ndeshjes Milan 2-2 Sassuolo.

“Sa i përket Gimenezit, ai ka këtë problem fizik; po e presim, por ai është gjithashtu një lojtar i rëndësishëm për këtë ekip”, përfundoi shqiptari./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement