Taulant Hodaj, dikur ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës e ka bërë një tjetër postim lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e futbollit kosovar, shkruan “Gazeta Express”.
Më saktësisht, dikur udhëheqësi i Zyrës Ligjore të FFK-së dhe avokat i cili e ka përfaqësuar FFK-në, është marrë me harmonizimin e Statutit të FFK-së, të cilin e kërkoi së fundmi Ministria e Sportit para zgjedhjeve që do të mbahen në FFK më 5 shkurt.
Ai e ka kontestuar publikimin e fundit të FFK-së, sipas të cilit Statuti ishte harmonizuar në Kuvendin e vitit 2025 dhe se UEFA, FIFA dhe MKRS nuk kanë më vërejtje, duke insistuar se kjo nuk qëndron.
Sipas tij, FFK-ja nuk duhet lejuar që të funksionojë me një sistem të Koresë së Veriut.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e avokatit Taulant Hodaj. /Gazeta Express
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...