Bota e pasurisë së madhe ka një emër të ri në krye dhe këtë herë, nuk është një yll muzike, por një gjeni teknologjie!
Bota e pasurisë së madhe ka një emër të ri në krye dhe këtë herë, nuk është një yll muzike, por një gjeni teknologjie!
Lucy Guo, 30-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shpallur zyrtarisht gruaja më e re miliardere e vetë-krijuar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe superyllin Taylor Swift, e cila mbante këtë titull që prej vitit 2023.
Lajmi vjen nga vetë revista prestigjioze “Forbes”, që ka publikuar listën e përditësuar të miliarderëve më të rinj.
Guo është bashkëthemeluese e kompanisë së inteligjencës artificiale Scale AI, një startup i themeluar në San Francisko, i cili ka njohur një rritje të jashtëzakonshme vitin e fundit. Edhe pse Lucy është larguar nga kompania që në vitin 2018, ajo ka ruajtur një pjesë të aksioneve, të cilat sot vlejnë miliona.
Pasuria e saj është vlerësuar në 1.25 miliardë dollarë, duke lënë pas Swift-in, e cila qëndron në 1.1 miliardë dollarë në kategorinë e miliardereve të vetë-krijuara dhe më të reja në moshë.
Në një prononcim për “Forbes”, Guo u shpreh se kjo arritje ishte “paksa e çuditshme, por emocionuese”.
Ndërkohë, Taylor Swift mbetet një ikonë në historinë e muzikës dhe është artistja e parë që e ka ndërtuar pasurinë e saj ekskluzivisht nga arti – me mbi 600 milionë dollarë nga turnetë, 600 milionë nga katalogu muzikor, dhe rreth 125 milionë të tjera në pasuri të paluajtshme.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...