Të gjithë lojtarët nga qyteti i Lipjanit, KV Ulpiana inkuadrohet në Superligën A - Gazeta Express
string(79) "te-gjithe-lojtaret-nga-qyteti-i-lipjanit-kv-ulpiana-inkuadrohet-ne-superligen-a"

Sport

Gazeta Express

08/04/2023 18:58

Të gjithë lojtarët nga qyteti i Lipjanit, KV Ulpiana inkuadrohet në Superligën A

Sport

Gazeta Express

08/04/2023 18:58

KV Ulpiana është anëtarja më e re e Superligës A në volejboll.

Ekipi nga qyteti i Lipjanit triumfoi në finalen e play-offit ndaj KV Prishtinës me rezultat bindës 3:0 në sete.

Gjatë tërë takimit, lipjanasit ishin më të mirë për ta ngritur lart kupën si kampion i Superligës B dhe për t’u promovuar në elitën e volejbollit kosovar.

Një fakt interesant është se KV Ulpiana është skuadra e vetme e elitës së volejbollit që i ka të gjithë lojtarët nga qyteti i tyre. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement