string(118) "te-gjithe-udhetaret-qe-mberrijne-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine-perfitojne-falas-bileten-per-transportin-urban"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 13:57

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën për transportin urban

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 13:57

Trafiku Urban ka njoftuar që të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet.

Trafiku Urban thotë se ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve.

Lexo Edhe:

“Ju njoftojmë se, sipas vendimit të datës 17.03.2025 nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të gjithë udhëtarët që vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet. Po e theksojmë për qartësi, ky vendim vlen vetëm për udhëtarët që zbresin në Stacionin e Autobusëve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me biletën tuaj të transportit ndërurban, mund të udhëtoni në të gjitha linjat e transportit publik urban të Komunës së Prishtinës pa pagesë shtesë.