string(65) "te-merkuren-do-te-hapet-zyrtarisht-liga-e-shkollave-te-prishtines"

Të mërkurën do të hapet zyrtarisht Liga e Shkollave të Prishtinës

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 9:56

Liga e Shkollave të Prishtinës do ta nisë një rrugëtim të ri me hapjen e këtij projekti të ri sportiv dhe edukativ që synon t’i kultivojë talentet e rinj dhe ta forcojë frymën e garës së ndershme mes nxënësve tanë.

Hapja zyrtare e Ligës së Shkollave të Prishtinës do të mbahet më 30 prill 2025, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e Shkollës Fillore “Dardania”, në oborrin e saj.

Ndeshja e parë hapëse do të zhvillohet mes ekipeve të: SHFMU “Dardania” vs. SHFMU “Faik Konica”

Kjo ligë synon të jetë një platformë për zbulimin e yjeve të ardhshme të futbollit dhe të promovojë sportin si vlerë edukative e shoqërore.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë dhe do t’u drejtohen të pranishmëve me fjalë rasti:

Z. Përparim Rama – Kryetar i Komunës së Prishtinës

Z. Agim Ademi – President i Federatës së Futbollit të Kosovës

Z. Samir Shahini – Drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës

Z. Kushtrim Mushica – Drejtor për Sport në Komunën e Prishtinës

Ngjarja do të nderohet edhe me pjesëmarrjen e legjendave të sportit, në veçanti të futbollit, nga gjenerata e artë e Prishtinës, gjenerata e sakrificës, si dhe veteranë të futbollit, mësimdhënës, drejtorë shkollash, nxënës e shumë të ftuar të tjerë.

Eventi do të shoqërohet me muzikë, argëtim dhe një koktej rasti për të gjithë të pranishmit. /Gazeta Express

Pjesëmarrja dhe mbulimi juaj mediatik do të kontribuonte jashtëzakonisht shumë në promovimin e kësaj lige dhe në përhapjen e mesazhit për rëndësinë e sportit në edukimin e brezave të rinj.