string(63) "te-shtenat-me-arme-ne-kamez-shpallet-ne-kerkim-autori-i-dyshuar"

Të shtënat me armë në Kamëz, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2025 10:02

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim Emanuel Bucin, 23 vjeç, si autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të Mikel Xhetanit, 29 vjeç, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 13:55, ndërsa hetimet e kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 dhe Prokurorinë, bënë të mundur identifikimin e autorit. Paraprakisht, dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.Forcat e policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.