Team LeBron fiton ndeshjen e “All Stars” ndaj Team Durant - Gazeta Express
string(55) "team-lebron-fiton-ndeshjen-e-all-stars-ndaj-team-durant"

Basketboll

Gazeta Express

21/02/2022 8:47

Team LeBron fiton ndeshjen e “All Stars” ndaj Team Durant

Basketboll

Gazeta Express

21/02/2022 8:47

Ekipi i LeBron James ka triumfuar në ndeshjen e “All Stars” ndaj ekipit të Kevin Durant me rezultat 163:160.

Rezultati nëpër katër çerekët ishte shumë i përafërt. Ekipi i LeBron e fitoi të parin me 47:45, ndërsa e humbi të dytin 46:49. Rezultati pas pjesës së parë ishte 93:94 për ekipin e Durant.

Çereku i tretë ishte i barabartë 45:45, kurse vendimtar ishte ai i katërti, ku Team LeBron e fitoi me rezultat 25:21.

Më i miri në këtë takim ishte Stephan Curry me plot 50 pikë, i ndjekur nga Giannis Antetokounmpo me 30 pikë, shkruan Gazeta Express.

Te ekipi i Kevin Durant u dalluan Embiid me 36 pikë dhe Booker me 20 pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement