Televizioni shtetëror i Serbisë tregon arsyen pse u ndërpre transmetimi kur Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë - Gazeta Express
string(112) "televizioni-shteteror-i-serbise-tregon-arsyen-pse-u-nderpre-transmetimi-kur-nora-gjakova-e-fitoi-medaljen-e-arte"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/07/2021 13:19

Televizioni shtetëror i Serbisë tregon arsyen pse u ndërpre transmetimi kur Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë

Sporte tjera

Gazeta Express

27/07/2021 13:19

Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga RTS. Olivera Kovačević, redaktore në atë televizion shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmetimit.

“Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.

Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe të tretën në përgjithësi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement