string(65) "tensione-jashte-stadiumit-pese-tifoze-arrestohen-para-el-clasicos"

Tensione jashtë stadiumit, pesë tifozë arrestohen para “El Clasicos”

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 20:37

Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë. 

Por para fillimit të ndeshjes ka pasur një përleshje mes të dyja tifozërive. 

Lexo Edhe:

Mediume të ndryshme kanë raportuar se tre tifozë të Barçës dhe dy tifozë të Realit janë arrestuar nga policia spanjolle.

Ndeshja finale e Kupës së Mbretit do të nisë nga ora 22:00 dhe do të luhet në “Estadio La Cartuja” në Sevilje./GazetaExpress/