Gjatë përballjes me Anën, Erioni i tha se ka bërë të njëjtat gjëra me të si me Edin dhe kërkonte të dinte se ku qëndron ajo mes tyre. Në atë moment, Ana u ngrit në këmbë dhe puthi në buzë Edin duke i surprizuar të gjithë.
Erioni tha se ndihet pak keq për shkak të situatës që ndodhi me Mikelën, ndërsa Ana i kërkoi falje Mikelës ndonëse theksoi se mund të jetë e pavlerë.
Mirëpo, duket se situata është tensionuar gjatë hapësirës publicitare. Një batutë e Erionit që ishte “ankuar” pse Edi shkonte herë pas here në tualet, duket se bënë që të tensionohej situata.
Madje ata gati sa nuk u konfrontuan fizikisht, teksa djemtë e tjerë dhe bashkë me ta edhe Ana, u përpoqën t’i qetësonin.
Sakaq, pasi u transmetuan pamjet, Ana u përlot, dhe u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.
Gjithashtu, Arjan Konomi tha se Ana ishte shkaktarja e situatës, ndaj e meritonte që të qante. Nga ana tjetër, edhe opinionistja e puntatës, Olesia Leço tha se nuk ka kuptim që Ana të qajë për të bërë viktimën.
/News31
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...