string(103) "tensionet-presidence-qeveri-osmani-shperthen-ndaj-kurtit-une-nuk-jam-presidente-e-serbise-jam-e-kosoves"

Tensionet Presidencë-Qeveri, Osmani shpërthen ndaj Kurtit: Unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 22:59

Një konflikt Presidencë-Qeveri, u inicua disa ditë më parë kur presidentja Osmani kërkoi nga qeveria që të pezullojë taksën prej 10% që Kosova e ka të vendosur ndaj mallrave të SHBA-së.

Pasi Qeveria në detyrë deri më tani nuk e ka përfillur propozimin e saj Osmani ka folur plot pezm duke thënë  se “është presidente e Kosovës” dhe jo e Serbisë.

Lexo Edhe:

Ajo vlerëson se propozimi në fjalë është dashur të mirëpritet nga Qeveria.

 “Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani në Klan Kosova.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktikë,  kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Ajo e ka quajtur të turpshëm faktin që Serbia ka zero taksa, ndërsa aleatit tonë SHBA-së i është vënë taksa.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i kishte reaguar ashpër presidentes Vjosa Osmani, duke i thënë se temat si kjo për taksën trajtohen larg mediave dhe “publiku njoftohet kur të merret vendimi”.

Më pas zëdhënesi i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, kritikoi ashpër ministrin e Financave, duke e akuzuar për mungesë serioziteti dhe respekti institucional.