Po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 15 prill dhe ka vazhduar edhe për tre herë të tjera, pa shumë sukses.
Të hënën seanca u ndërpre pasi nënkryetari i LVV-së, Glauk Konufca tha se nuk kanë hequr dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por ai nuk u hodh për votim, pasi kryesuesit të seancës, Avni Dehari iu kërkua “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”.
Glauk Konjufca tha të hënën se “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.
Një takim konsultativ i partive politike u mbajt paraprakisht.
“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, iu tha Albulena Haxhiu gazetarëve para takimit.
LVV-ja e propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të shtunën, por ajo në dy tentativa dështoi të merrte më shumë se 57 vota. Paraprakisht, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 15 prill u ndërpre dy herë për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive lidhur me dorëheqjet e qeveritarëve para betimit si deputetë.
Të hënën, Konjufca kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, dhe megjithëse tha se propozimi i tyre s’ka ndryshuar, ai nuk u hodh për votim.