Një person është arrestuar mbrëmë në Pejë pasi dyshohet se ka tentuar ta godasë motrën e tij, por e kishte ndalur babai i tyre.
I dyshuari rezultoi se posedon urdhër arrest.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 12.04.2025 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte tentuar ta godasë motrën e tij, por veprimin e tij e kishte ndaluar babai i tyre. I dyshuari gjatë verifikimit rezulton se posedon urdhër arrest, është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”