string(88) "tentuan-te-kalonin-kufirin-me-60-pako-kanabis-arrestohen-shoferi-i-makines-dhe-pasagjeri"

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 15:48

Tentuan të kalonin kufirin me 60 pako kanabis, arrestohen shoferi i makinës dhe pasagjeri

Shqiperi

Gazeta Express

31/03/2025 15:48

Në kuadër të operacionit të koduar “Modifikimi”, Policia Kufitare ka parandaluar dhe goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë, falë kontrolleve të shtuara dhe inteligjencës policore.

Gjatë një kontrolli intensiv, me përdorimin e mjeteve logjistike bashkëkohore dhe një qeni antidrogë, Policia gjeti të fshehura në një automjet 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale prej 63.2 kilogramë.

Lexo Edhe:

Në vendngjarje u arrestuan dy shtetas: O. K., 44 vjeç, banues në Fier, shoferi i automjetit, dhe E. Xh., 45 vjeçe, pasagjere në automjetin ku u gjet lënda narkotike. Gjatë kontrollit fizik të tyre, Policia ka sekuestruar edhe 1890 euro.

Operacioni është realizuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore, duke përdorur teknika bashkëkohore të kontrollit dhe duke analizuar riskun dhe inteligjencën policore. Automjeti është kontrolluar në vijën e dytë të kontrollit të detajuar në dalje, ku janë zbuluar pako të mbështjella me natriban të fshehura në parafangot dhe shasinë e automjetit.

Për këtë rast, janë sekuestruar gjithashtu 3 celularë dhe automjeti i përdorur për transportimin e lëndës narkotike. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.