Ter Stegenit nuk i ngutet për kontratën e re - Gazeta Express
string(44) "ter-stegenit-nuk-i-ngutet-per-kontraten-e-re"

Gazeta Express

24/02/2020 18:00

Ter Stegenit nuk i ngutet për kontratën e re

Gazeta Express

24/02/2020 18:00

Portieri gjerman i ka nisur megjithatë bisedimet me Barcelonën për vazhdimin e kontratës aktuale

Marc-Andre ter Stegenit nuk po i ngutet për kontratën e re me Barcelonën, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, portieri gjerman ka zbuluar se tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e gjigantit katalunas për vazhdimin e saj.

Përfaqësuesi gjerman ka edhe dy vjet kontratë me kampionin aktual spanjoll.

“Dëshira është për të vazhduar. Për momentin ka pasur bisedime, por jo diçka konkrete. E gjithë kjo sepse nuk ka nguti nga ana ime”, theksoi Ter Stegen për “Mundo Deportivo”.

27 vjeçari ka shfaqur siguri në portën e Barçës në sezonet e fundit dhe katalunasit duan ta mbajnë atë në skuadër. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement