string(74) "termeti-shkaterrues-ne-mianmar-arrin-ne-mbi-1-mije-e-700-numri-i-viktimave"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:14

Tërmeti shkatërrues në Mianmar, arrin në mbi 1 mijë e 700 numri i viktimave

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 9:14

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat, tha të hënën qeveria e udhëhequr nga ushtria e vendit.

Zëdhënësi i qeverisë Zaw Min Tun tha për MRTV-në shtetërore se 3,400 të tjerë janë plagosur dhe më shumë se 300 rezultojnë të zhdukur. Ushtria kishte raportuar më parë 1,644 të vdekur, por nuk dha shifra specifike në përditësimin e saj, raporton Associated Press.

Lexo Edhe:

Tërmeti me magnitudë 7.7 ndodhi mesditën e së premtes, duke shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë në kryeqytetin Naypitaë dhe qytetin e dytë më të madh, Mandalay.

Ishte koha e lutjeve të së premtes për pakicën myslimane të vendit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe rreth 700 besimtarë vdiqën kur u shembën xhamitë, tha Tun Kyi, një anëtar i komitetit drejtues të Rrjetit Mysliman të Revolucionit Pranveror të Mianmarit.

Nuk ishte e qartë nëse ata ishin përfshirë tashmë në numërimin zyrtar të viktimave.