Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit, pas tërmetit shkatërrues që ka goditur këto dy vende.
Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.
‘‘Republika e Kosovës solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit shkatërrues që goditi të dy vendet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress
The Republic of Kosovo stands in solidarity with the people of Thailand and Myanmar following the devastating earthquake that struck both countries.
We extend our deepest condolences to the families of the victims and to all those affected by this tragedy. May they find strength…— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 29, 2025