string(87) "ternava-ne-islam-vrasja-eshte-akt-i-ndaluar-i-shemtuar-dhe-nje-nga-gjynahet-me-te-medha"

Tërnava: Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha

Lajme

Gazeta Express

30/03/2025 8:29

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë. 

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

Lexo Edhe:

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava. /E0/