Pacienti në foto, i cili vuante tash e disa muaj nga çarja e murit të Aortës dhe shumë probleme të tjera shëndetësore, disa ditë më parë pacienti përfundoj trajtimin e plotë dhe u largua nga spitali i lumtur i shoqëruar nga familjarët e tij.
Pacienti nga trajtimi mund ta shijojë jetën pa kufizime dhe ti kthehet aktiviteteve të tij profesionale, shoqërore apo fizike dhe sportive.
Spitali Amerikan në Kosovë i cili i plotëson te gjitha kushtet moderne të trajtimit të shumë sëmundjeve komplekse, Prof. Krasniqi i realizon shumicën e oparacioneve intervencionale dhe endovaskulare pa prerje apo narkozë të përgjithëshme.
Disekacioni i Aortës (Çarja e Murit të Aortës)
Disekacioni shfaqet kryesisht në aortën torakale, abdominale, arteriet iliacale por edhe në arteriet tjera. Kjo çarje e arteries ka dy lokalizime: A – dalja e aortës nga zemra me harkun e saj dhe B – zbritja e aortes në drejtim të poshtëm. Shkaktarët janë: hypertensioni, arterioskleroza, indet e dobëta, aneurizma dhe vlenë të theksohet se meshkujt janë dy herë më të atakuar se femrat, gjithashtu edhe shumë shkaktarë të tjerë. Simptomet janë: dhimbje shpuese të menjëhershme në shpinë dhe gjoks nga çarja e aortës, tension i lartë i gjakut, ishemi e organeve dhe ekstremiteteve, obstipacion, ishemi periferike etj.
Diagnoza vendoset me egzaminime: klinike, duplex, Angio CT apo Rezonancë Magnetike. Terapia: Endovaskulare, Intervencionale (98% e mundur), Hollues të gjakut, Normalizim të tensionit të gjakut. Duhet operuar çdo herë ngase komplikacionet mund të jenë të menjëhershme si okluzion periferik, zgjerim të disekacionit në arterie tjera por edhe paralizë. Mos trajtimi me kohë, mund te shkaktojë perforacionin, i cili mund të jetë vdekjeprurës. Disekacion të arterieve të organeve dhe atyre periferike. Për të mos përfunduar deri tek trajtimi, duhet shmangur çdo lloj aktiviteti dhe ngarkese fizike. Gjithashtu duhet të bëhet edhe normalizimi i tensionit të gjakut (120/80).
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.