Pamje: Tevez e puth në gojë Maradonën, shpjegon arsyen - Gazeta Express
string(46) "tevez-e-puth-ne-goje-maradonen-shpjegon-arsyen"

Gazeta Express

08/03/2020 10:55

Pamje: Tevez e puth në gojë Maradonën, shpjegon arsyen

Gazeta Express

08/03/2020 10:55

Carlos Tevez ka shpjeguar se e puthi Diego Maradonën për fat të mirë, para se t’ia siguronte titullin Boca Juniorsit në Primera Division në Argjentinën të shtunën.

Goli i Tevezit nga 18 metra në minutën e 72-të në La Bombonera ia siguroi Bocas fitoren e ngushtë ndaj GImnasias së Diego Maradonas, raporton Gazeta Express.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Boca e mbyll sezonin në vendin e parë në renditjen tabelore, me vetëm një pikë më shumë se River Plate, klubi rival i cili u ndal me barazim 1:1 nga Atletico Tucuman.

Para kësaj ndeshjeje, Tevez e puthi në gojë Maradonën dhe më vonë shpjegoi se e kishte bërë për të kërkuar fat.

“E dija se duhej ta puthja Diegon, isha më fat.. nganjëherë duhet ta kërkosh fatin”, shpjegoi Tevez.

Ky është titulli numër 34 për Bocan, vetëm dy më pak se rekordi prej 36 titujsh që mbahet nga River Plate. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement