Pretendimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në ditën e parë ishte figurativ, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për revistën “Time”.
“Ju thatë se do t’i jepni fund luftës në Ukrainë në ditën e parë”, ishte pyetja për Trump.
“E thashë në mënyrë figurative, dhe e thashë si një ekzagjerim, për të theksuar një pikë, dhe, siç e dini, natyrisht që më pas shpërndahet nga lajmet e rreme [e paqartë]. Është e qartë që njerëzit e dinë se kur e thashë atë, ishte me shaka, por gjithashtu u tha se do të përfundonte”, tha ai.
Në këtë intervistë, Trump tha se Krimea e ankesuar jashtëligjshëm nga Rusia do të qëndrojë me Rusinë./Express/