Thaçi pyetet në Prekaz se a do t'ia japë mandatin Albin Kurtit, nuk jep përgjigje - Gazeta Express
string(79) "thaci-pyetet-ne-prekaz-se-a-do-tia-jape-mandatin-albin-kurtit-nuk-jep-pergjigje"

Gazeta Express

28/11/2019 11:41

Thaçi pyetet në Prekaz se a do t’ia japë mandatin Albin Kurtit, nuk jep përgjigje

Gazeta Express

28/11/2019 11:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar të flasë se si do t’ia bëjë me dhënien e mandatit kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.

Në pyetjet e gazetarëve gjatë homazheve në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ai është përgjigjur me “Faleminderit”, “Urime”.

Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit gjatë ditë së djeshme.

Pas këtij certifikimi, Lëvizja Vetëvendosje u shpall subjekt fitues, me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.

Gjithashtu u tha se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicionit qeverisës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement