Që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter më shumë se një vit më parë, shumë kanë kritikuar lëvizjet e shumta të pronarit të ri.
Nga pushimet masive nga puna, që përfshinte staf për moderimin e përmbajtjes, te ndryshimi i emrit në “X”.
Ndonëse Musk-ut ndoshta nuk i intereson qëndrimi negativ i një pjese të publikut, për të ishte shumë e vështirë që të gjitha ato ndryshime dhe lëvizje që ai ndërmori nuk u pritën mirë nga reklamuesit, kështu që shumë prej tyre i tërhoqën fushatat e tyre reklamuese nga rrjeti. që do të thotë të ardhura më të vogla për këtë platformë.
Miliarderi mori kritika të reja këtë javë nga themeluesi i enciklopedisë më të madhe online në botë – “Wikipedia”. Duke folur për ndikimin e blerjes së Musk në tregun e mediave sociale, Jimmy Wales u tha gazetarëve të CNBC në Web Summit se ai e sheh atë si një problem të madh.
“Mendoj se shumë njerëz po largohen nga Twitter-i”, e posaçërisht theksoi se nga ky rrjet social po largohen njerëz të “menduar dhe serioz”.
Wells pajtohet se Twitter është, në një farë mënyre, sheshi publik në botë, por është marrë nën kontroll nga “trollët dhe të çmendurit”, gjë që nuk është e mirë për askënd.
Gazetarët e CNBC kontaktuan X për koment, por nuk morën përgjigje, megjithëse nuk ka dyshim që Musk mund t’i përgjigjet Wells përmes llogarisë së tij X dhe t’i tregonte se çfarë mendon për kritikat e tij ndaj rrjetit.Marrëdhëniet mes Musk dhe Wells nuk janë gjithsesi në një nivel të lartë. Vitin e kaluar Musk akuzoi “Wikipedia” për njëanshmëri ndaj së majtës dhe niveli i respektit të ndërsjellë mes kreut të “Tesla” dhe Uellsit flet më së miri për deklaratën e fundit të pronarit të Twitter, dmth. “X” i cili i ofroi Wikipedia një miliard dollarë nëse ajo ndryshonte emrin e saj në – “Dickipedia”.