string(60) "theo-hernandez-flet-per-mundesine-e-rikthimit-ne-real-madrid"

Theo Hernandez flet për mundësinë e rikthimit në Real Madrid

Futboll

Gazeta Express

10/02/2024 12:55

Theo Hernandez është ambientuar mjaft mirë në Milan.

Ylli francez po kalon formë të mirë dhe siç duket e ka gjetur veten në qytetin e modës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I pyetur rreth mundësisë së rikthimit të tij në Real Madrid, ai tha se është i lumtur te Milan dhe nuk po mendon opsione tjera.

“Kam kujtime të mëdha në Real Madrid. Kam shumë shokë atje, por jam i lumtur në Milan. Nuk jam duke menduar opsione tjera. Ne nuk e dijmë të ardhmen, por jam i lumtur dhe i fokusuar te Milani”, tha Hernandez për AS.