string(71) "thjerreza-dhe-qiqra-te-shijshme-por-a-i-dini-dobite-e-tyre-shendetesore"

Thjerrëza dhe qiqra të shijshme, por a i dini dobitë e tyre shëndetësore?

Gazeta Express

16/08/2020 13:00

Qiqra është një fasule e ngrënshme e njohur si një nga perimet më të hershme të kultivuara, ndërsa thjerrëza është një bimë vjetore që kultivohet nga njeriu qysh prej antikitetit për farat e veta të ngrënshme Te dyja këto kanë vlera të larta ushqyese dhe bëjnë pjesë në të njëjtën familje Fabaceae.

Thjerrëzat dhe qiqrat janë pjesë e pandashme e kuzhinës në mbarë boten, ato na dhurojnë shije mahnitëse dhe nuk mbetet alternativë më e mirë se to nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrën e duhur. Me to mund të përgatisni receta të ndryshme si: sallata, supa, qiqra në hell, thjerrëza me patate, bizele dhe shumë mënyra tjera, janë të përkryera me çdo gjë.

Lexo Edhe:

Ashtu si bishtajoret tjera edhe këto janë të pasura me fibra, proteina, vitamina dhe minerale të rëndësishme. 

Përfitimet nga ngrënia e thjerrëzave

– Thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme që stimulojnë lëvizjen e rregullt të zorrëve. Një dietë me fibra mban larg kolesterolin e keq dhe parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe diabetin e tipit 2,

– kanë shumë magnez, një kupë thjerrëza përmban 71 mg magnez, një element i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në trup,

– janë burim i shkëlqyer i kalciumit, gjë e cila ndikon që të kemi kocka më të forta,

– thjerrëzat janë një burim shumë i mirë folatesh, një lloj vitamine B që suporton formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe funksionin e duhur të nervave,

– janë të pasura me proteina, hekur dhe polifenole, elemente të rëndësishme për organizmin etj.

Përfitimet nga ngrënia e qiqrave

– Në bazë të studimeve është konstatuar se konsumi i rregullt i qiqrave parandalon diabetin,

– qiqrat janë burim i mirë i proteinave, gjë e cila na ndihmon në formimin e muskujve,

– ju bëjnë të keni më shumë energji sepse kanë përmbajtje të lartë hekuri,

– burim i vitaminave A dhe C, ndërsa në sasi më të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9,

– qiqrat kanë përmbajtje të lartë të fibrave dhe  kështu ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës etj.

Pra, nëse këto bishtajore nuk janë ende pjesë e kuzhinës tuaj, definitivit është koha t’i përfshini më shumë në jetën tuaj, madje keni një zgjedhje të përkryer, thjerrëza dhe qiqra Coop përpunimi i të cilave bëhet pa përdorimin e konservantëve, një vlerë të tillë mund ta gjeni në Super Viva.