Mbrëmjen e djeshme Gjesti ka bërë batuta me Valbonën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Teksa banori i kërkoi një jastëk dhe diçka për t’u mbuluar, gazetarja vendosi që t’ia jepte.
“Ti je shpirt, ti vetë yll je. Lum ai që të merr”, thotë Gjesti, duke shkaktuar të qeshura mes Danjës dhe Eglit, të cilat flenë bashkë në një krevat.
“Lum ai që të meriton ty. Unë të meritoj, po ti me Laertin po do të ikësh. Do me shkuar me Laertin, ok shko. Ti e di se ta bëj jetën të lumtur”, vijon ngacmimet banori me Valbonën.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Ti je shpirt, ti vetë yll je. Lum ai që të merr
Valbona: Normale
Gjesti: Lum ai që të meriton ty. Unë të meritoj, po ti me Laertin po do të ikësh. Do me shkuar me Laertin, ok shko. Ti e di se ta bëj jetën të lumtur
Valbona: Shumë
Gjesti: Ti e di se vetëm me qeshë të bëj
Valbona: Paske me më nderuar
Gjesti për Danjën dhe Eglin që qeshin: Si qeshin prej zorit, si me ju dhemb dhëmbi