string(133) "time-kadrijaj-flet-per-takimin-konsultativ-kandidate-e-lvv-se-mbetet-albulena-haxhiu-nese-si-kane-siguruar-votat-eshte-ceshtje-e-tyre"

Time Kadrijaj flet për takimin konsultativ: Kandidate e LVV-së mbetet Albulena Haxhiu, nëse s’i kanë siguruar votat, është çështje e tyre

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 10:16

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ishte pjesë e takimit konsultativ të partive politike, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvend.

Ajo tha në një lidhje telefonike direkt në T7 se i ka thënë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari se i vjen keq që po përdoret nga partia.

Lexo Edhe:

“I thashë z. Dehari po më vjen keq që po detyrohesh të merresh me këtë maskaradë”, tha ajo.

Kadrijaj tha se për kryetarin e Kuvendit, nëse LVV nuk i ka siguruar votat, “është çështje e tyre”.

“Konstituimin e Kuvendit është duke e penguar Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e shtrembëruar edhe rregulloren e Kuvendit, edhe ligjet, edhe Kushtetutën”, tha ajo.

Kadijaj tregoi se nga takimi ka kuptuar se “kandidate mbetet Albulena Haxhiu”.

Ndiqeni KËTU drejtpërdrejt edicionin special të T7.