Tjetër medalje ari për Shqipërinë, Kreshnik Leka kampion evropian në Peshëngritje - Gazeta Express
string(80) "tjeter-medalje-ari-per-shqiperine-kreshnik-leka-kampion-evropian-ne-peshengritje"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/08/2022 20:19

Tjetër medalje ari për Shqipërinë, Kreshnik Leka kampion evropian në Peshëngritje

Sporte tjera

Gazeta Express

24/08/2022 20:19

Shqipëria duket se po kalon një nga momentet më të arta, sa i përket suksese të sportistëve “kuqezi” në garat Evropiane.

Së fundmi një tjetër medalje ari ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”.

Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.

Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

/abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement