string(85) "tom-doshi-nga-korca-psd-do-bashkepunoje-me-ps-por-kundershton-presionin-ndaj-votuesve"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 15:33

Tom Doshi nga Korça: PSD do bashkëpunojë me PS, por kundërshton presionin ndaj votuesve

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 15:33

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Korçë ku prezantoi kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se partia e tij do të vijojë bashkëpunimin me Partinë Socialiste. Megjithatë ai kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas tij, po ushtrohet presion mbi votuesit në disa zona të vendit.

“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë. Po luftojmë për mandatet tona, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë me PS, por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Doshi.

Ai akuzoi strukturat lokale se po ushtrojnë presion mbi qytetarët, në veçanti ndaj atyre që punojnë në administratë, fermerëve dhe bizneseve, për të ndikuar në votën e tyre. “Po bëjnë presion për vende pune, për fermerët, për bizneset. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju duhet të përgjigjeni me votë. Sot, në vitin 2025, kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk është kur dhunon psikologjikisht tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Votoni PSD. Jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së. Ne jemi afër njerëzve të varfër, të sëmurëve që i ka braktisur shteti”, përfundoi ai.