Top Channel fillon përgatitjet për edicionin e katër të Big Brother VIP Albania - Gazeta Express
string(79) "top-channel-fillon-pergatitjet-per-edicionin-e-kater-te-big-brother-vip-albania"

TV/Film

Gazeta Express

01/10/2024 20:26

Top Channel fillon përgatitjet për edicionin e katër të Big Brother VIP Albania

TV/Film

Gazeta Express

01/10/2024 20:26

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

3 edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta. E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”.

Lajmin e shumëpritur se “BBV4” do të nisë së shpejti e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.

Puna ka filluar dhe duket se tashmë po përfundojnë projektimet e shtepisë së re, e cila duket se do të ketë shumë ndryshime nga ajo e kaluara, ku dhe arrijmë të shohim pak nga fotot e publikuara një pjesë të shtëpisë.

Shumë pikëpyetje dhe kureshtja e publikut është e madhe. Sa ndryshe do të jetë këtë vit edicioni i ri? Kush do të jenë banorët e rinj? A do të jenë përsëri Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj opinionistë? A do të jetë përsëri Ledion Liço moderatori i këtij reality show? Për përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjera na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më tepër…

Advertisement
Advertisement
Advertisement