string(28) "toponimet-sllave-ne-shqiperi"

Toponimet sllave në Shqipëri

Gazeta Express

01/10/2020 12:14

Nga Sokol Neçaj

Kjo eshte nje harte e emërtimeve sllave në Shqipëri. Nuk është fjala vetëm për toponimet e vendeve në kufi me Serbinë dhe Malin e Zi, por për qytete e fshatra, male, lumenj etj. që  gjenden thellë brenda territorit shqiptar, madje në Shqipërinë e Jugut. Duke filluar nga Zagoria, Leskoviku ( emertim bullgar), Novobërdë, Novoselë, Cërkovinë, Gradishte, Peshtan, Gradec, Pogradec, Mokra, Gora, Opari, Çorovodë, Velipojë, Shibenik, Podgorje, Sllovë, Gollëbordë, Çerenec, Cernicë, Golem, Jezercë, Tropojë, Dragobi, Viçidol, Selenicë, Golem, Zadrimë, Terpan, Drobonik, Qereshnik, Gllave, Rehove, Kucovë. Qyteti i lashtë 2400 vjeçar me emrin ilir Antipatrea, quhet Berat me formën e shqiptarizuar të emrit nga “Beligradi” bullgar. Një fshat në hyrje të Korçës mban emrin “Bulgarec”, që do të thotë “Bullgar”.

Lexo Edhe:

Mali më i lartë shqiptar emerohet sllavisht “Korab”, maja më e lartë e Alpeve tona, serbisht “Jezercë”.

Në  asnje  nga qytetet e mësipërme nuk jeton popullsi sllave. Megjithatë vazhdojmë  përdorim emërimet  që  na lanë  pushtuesit sllave te Stefan Dushanit. Toponime sllave gjendeshin deri ne Peloponez të  Greqisë, por ne vitin 1936 Greqia krijoi një  komision që  nderroi emërimet  e huaja të  fshatrave dhe qytete, duke i zëvendësuar ato me greke.

Në pak raste regjimi i kaluar për arsye ideologjike, bëri  disa ndryshime psh Bozhigradin (qytetin e Zotit) e bëri Mollas, apo Pustecin në brigjet e Prespës e shëndrroi në Liqenas, por edhe këto qënë fare pak.

Në më shumë se një shekull pavarësi  shteti shqiptar toponimet sllave duhej kishte ndërruar me emërtime shqiptare që në të shumtën e rasteve kanë ekzistuar përpara se sllavët të na linin të tyret për viset tona. Mirëpo, duhet të  ketë  ekzistuar mendimi aktual “se ka vend për të gjithë”!