Tottenhami e ka ngushtuar epërsinë e Manchester Cityt.
Në ndeshjen që po luhet në Londër, në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligë, Tottenhami ka shënuar gol, duke ngushtuar epërsinë e Cityt në 2-1.
Është mbrojtësi i mysafirëve, Marc Guehi që ka shënuar autogol, pas një lëvizje të mirë të Dominic Solanke në zonën e rrezikshme të Cityt.
🚩Live: Tottenham 1️⃣-2️⃣ Man City
⚽Goal: Guehi (O.G) (53')
pic.twitter.com/iZ7DJ48Byt— FOOTEM (@FOOTEM_LIVE) February 1, 2026
Guehi shënoi në portën e gabuar në minutën e 53-të.
Për “Cityzens” më parë gjatë pjesës së parë shënuan Rayan Cherki dhe Antoine Semenyo./GazetaExpress/