Sezona e festivaleve si zakonisht qe 17 vjet hapet me Bamboo Mayfest ne Ulqin, i njohur edhe si Festivali i kenaqësisë nga data 1 deri 4 maj.
Mayfesti çdo vit ka pasur rritje me numrin e pjesëmarrësveqe nga edicioni i pare ne vitin 2009 keshtu qe edhe kësaj here pritet të marrin pjese numer i madh i festivalistave.
Organizimi i këtij viti është duke u bërë deri në detajin e fundit duke u karakterizuar kësaj radhe me program të shumëllojshëm të muzikës dhe shume aktivitete te tjera.
Kete vit organizimi do te behet ne plazhin e vogel te Ulqinit dhe do te jete me afer festivalistave.
Edhe kesaj radhe ne kete feste do të përformojnë emëra ndërkombëtarë të njohur të muzikës elektro, afro dhe latino house siç janë: Stasi stalin dhe Badbox
Nuk do të mungojnë asnjëherë më të mirët tanë DJ-të vendorë siç janë: SECRET 47, JAJKI, WISE, ISNE, FIRST, DEAZY e shume te tjere.
Përveq këtyre nuk do të mungoj as Bamboo Band qe do të shfaq komponimet me DJ dhe vokale e instrumentale nga DENIKI, FATONI e XHANERI dhe si zakonisht nikoqiri Minnistri HENCI.
Risi do te jete performanca live e hip hop bandit “KURR N’JETE” me shume covera dhe kange te reja.
Qmimet per akomodim ne hotelet e aferta si Mediteran, Albatros etj jane mjafte te volitshme dhe fillojne prej 120 euro per 3 nete bashke me bileten e festivalit.