Kadri Prushi, 53 vjeç dhe Altin Pajaziti, 23 vjeç, të dy banues në Kosovë, janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën për trafik armësh.
Policia nisi ndjekjen e tyre sapo kaluan kufirin në Morinë në Kukës dhe vazhduan deri afër kryeqytetit. Ata dyshohet se kishin në plan të shisnin dy pistoleta me vlerë rreth 10 mijë euro. Trafikantët u ndaluan në autostradën Lezhë-Fushë Krujë, ku gjatë kontrollit të mjetit të tyre, policia gjeti edhe municione luftarake.
Burime nga policia bëjnë me dije se ata kishin informacion për ardhjen e dy të arrestuarve dhe qëllimin e tyre për trafikimin e armëve. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.