Tragjedi në sportin italian, volejbollistja e re vdes pasi hidhet nga dritarja e dhomës së hotelit - Gazeta Express
string(97) "tragjedi-ne-sportin-italian-volejbollistja-e-re-vdes-pasi-hidhet-nga-dritarja-e-dhomes-se-hotelit"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/04/2023 12:03

Tragjedi në sportin italian, volejbollistja e re vdes pasi hidhet nga dritarja e dhomës së hotelit

Sporte tjera

Gazeta Express

13/04/2023 12:03

Sporti italian e ka marrë një goditje të rëndë mbrëmë.

Volejbollistja e re italiane e ekipit Igor Novara, Julia Ituma ka ndërruar jetë pasi u hodh nga ballkoni i dhomës ku gjendej.

Më saktësisht, 18 vjeçarja dje e zhvilloi ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër ekipit turk, Eczacibasi, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Por, mbrëmë, derisa gjendej në dhomën e saj të hotelit në Stamboll, ajo i dha fund jetës duke kërcyer nga lartësia, për shkaqe ende të paqarta.

“Jam i shokuar nga ikja tragjike e Julia Ituma, një volejbolliste 18 vjeçare e ekipit Igor Novara. Ngushëllime familjes, klubit dhe krejt komunitetit të volejbollit italian”, ka komentuar ish-selektori i Kombëtares së volejbollit të meshkujve të Italisë, Mauro Berruto. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement