string(56) "tragjedia-ne-rufc-te-lipjanit-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2023 19:01

Tragjedia në Rufc të Lipjanit, pamje nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

28/07/2023 19:01

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, konkretisht rreth orës 16:30 në fshatin Rufc të Lipjanit. Policia konfirmoi vdekjen e tre personave aty. Express raportoi se bëhet fjalë për çiftin me inicialet A.B dhe K.B, mbi 50-vjeç, dhe djalin e tyre 23 vjeç A.B.

Rrethanat e tragjedisë mbeten akoma të panjohura, përderisa policia e forenzika ndodhen në vendin e ngjarjes.

Lexo Edhe:

Gazeta Express sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha se vdekja e viktimave u konstatua nga ekipi mjekësor dhe tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur  trupat e pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Express.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Prokurori e Prishtinës.

Express do te ju mbajë të informuar./Gazetaexpress/