string(109) "tragjike-policia-konfirmon-vdekjen-e-zyrtarit-te-saj-47-vjecar-thone-se-ka-elemente-qe-sugjerojne-vetevrasjen"

Tragjike/Policia konfirmon vdekjen e zyrtarit të saj 47 vjeçar, thonë se ka “elemente që sugjerojnë vetëvrasjen”

Lajme

Gazeta Express

04/04/2025 16:22

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se sot në Prishtinë, një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete , shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Lexo Edhe:

I njëjti ka bërë të ditur edhe se viktima është mashkull, 47 vjeçar.

‘‘Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor’’, ka deklaruar ai.

Tutje, Borovci ka shtuar edhe se, policia ka nisur hetimet mbi vdekjen e policit, edhe pse ‘‘mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje’’.

‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike’’, ka thënë ai.

Po ashtu, nga zëdhënësi është deklaruar se Policia e Kosovës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës.

‘‘Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress