Është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët. Kështu ka thënë kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve Rada Trajkoviq.
Trajkoviq në Twitter ka shkruar se deputetja e SNS-it Danijela Vujiçiq, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit.
“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.