string(68) "trajneri-edmond-hazrollaj-i-bashkohet-kampit-te-barcelones-ne-kosove"

Trajneri Edmond Hazrollaj i bashkohet kampit të Barcelonës në Kosovë

Sport

Gazeta Express

04/04/2025 18:03

Trajneri i Roni U19, Edmond Hazrollaj i është bashkuar kampit të Barcelonës në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij kampi të Barçës, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Lexo Edhe:

“Jemi të entuziazmuar të mirëpresim Trajnerin Edmond Hazrollaj nga FC Rroni 19 në Barça Camp Kosova. Me mbi një dekadë përvojë në trajnim dhe zhvillim të të rinjve, trajneri Edmond beson se futbolli është një mjet i fuqishëm jo vetëm për të formuar lojtarë më të mirë, por edhe njerëz më të mirë”, thuhet në njoftimin e kampit të Barcelonës.

Për kampin e klubit katalunas i pati disa fjalë edhe vetë trajneri Hazrollaj.

“Barça Camp përfaqëson gjithçka në të cilën besoj — edukim përmes sportit, respekt, punë në skuadër dhe përulësi. Këto nuk janë vetëm vlera të futbollit, por vlera të jetës”, ka thënë Hazrollaj.

Hazrollaj është edhe ndihmëstrajner te Rilindja 1974 në Ligën e Parë të Kosovës./GazetaExpress/