Trajnerja e Man Unitedit bën thirrje të shpëtohen klubet e vajzave - Gazeta Express
string(66) "trajnerja-e-man-unitedit-ben-thirrje-te-shpetohen-klubet-e-vajzave"

Gazeta Express

15/04/2020 11:32

Trajnerja e Man Unitedit bën thirrje të shpëtohen klubet e vajzave

Gazeta Express

15/04/2020 11:32

Trajnerja e Manchester Unitedit, Casey Stoney, ka bërë thirrje që të gjithë të bashkohen në betejën për ta shpëtuar futbollin e vajzave gjatë krizës së koronavirusit, përderisa e ka lavdëruar klubin e vet për mënyrën se si është përballur me këtë krizë.

Implikimet financiare të krizës së koronavirusit që e ka goditur botën mund të jenë tragjike për klubet e vajzave në botën e futbollit, pasi që një numër i vogël i tyre kanë mundësi financiare t’i mbijetojnë pezullimit të aktiviteteve sportive dhe vazhdimit të pagesave normale, transmeton Gazeta Express.

Federata e Futbollit e Anglisë është duke u përgatitur për mundësinë që klubet e Superligës së Gracë dhe Kampionatit të Grave në futboll mund edhe të shuhen nga kjo krizë dhe Stoney mendon se të gjithë duhet të bashkohen për të shpëtuar sa më shumë klube që të jetë e mundur.

“Do të isha naive po të thosha se nuk jam e frikësuar që disa skuadra s’do të mundë t’i mbijetojnë kësaj krize”, ka thënë Stoney.

“Ne nuk i kemi burimet apo financat e nevojshme dhe kjo do ta ketë një ndikim të madh në të gjithë ekonominë, jo vetëm në futbollin e vajzave. Shpresoj të mos ketë, por fatkeqësisht mendoj se kjo do të lërë gjurmë të thella në futbollin e vajzave”.

“Duhet të jemi të unifikuar në këtë betejë – klubet, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, Federata angleze – sepse nëse klubet e mëdha janë duke u përballur me probleme, atëherë imagjinojeni çfarë po ndodh me klubet e niveleve më të ulëta”.

“Unë s’mund ta shpreh me fjalë se sa mirë është përballur Manchester Unitedi me këtë. Ne e kemi një takim mes liderëve çdo javë dhe të gjitha propozimet i kam dëgjuar por asnjëherë s’është përmendur mundësia e suspendimit të punëtorëve dhe e gjithë përkrahja ka qenë e mrekullueshme”.

“Manchester Unitedi e ka kryesuar rrugën dhe e ka bërë këtë me plot klas. Kam marrë mesazhe nga drejtorët, të cilët janë interesuar për situatën dhe kanë dashur ta dinë se a jemi mirë ne dhe familjarët tanë. Gjërat si këto kanë rëndësi të madhe”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement