string(65) "tre-gola-per-tri-pike-gjilani-merr-fitore-te-madhe-ndaj-suharekes"

Tre gola për tri pikë, Gjilani merr fitore të madhe ndaj Suharekës

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 17:11

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Suharekës në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte tejet e vakët me të dy skuadrat që po kujdeseshin që të mos lënë hapësira mbrapa.

Lexo Edhe:

Vendasit u futën me një fytyrë krejtësisht tjetër në pjesën e dytë, duke arritur që të realizojnë tre gola për tri pikë.

Senad Jarovic shënoi në minutën e 50-të për t’i dhënë epërsinë Gjilanit prej 1-0 pas asistimit nga Albin Prapashtica.

Vetëm dhjetë minuta më vonë Gjilani ia doli ta dyfishojë epërsinë, kësaj radhe duke shënuar përmes Blerind Morinës (60’) për 2-0.

Goditjen përfundimtare Suharekës ia dha pikërisht Jarovic i cili në minutën e 77-të realizoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Gjilanin (3-0).

Pas kësaj fitore Gjilani shkon në kuotën e 42 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Suhareka renditet e nënta me 33 sosh.