Tre persona të lënduar nga një aksident në Prishtinë - Gazeta Express
string(52) "tre-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-ne-prishtine"

Tre persona të lënduar nga një aksident në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

28/06/2024 19:48

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazetën Express se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se informacionin për aksidentin në rrugën “Gazmend Zajmi”, Policia e ka marrë rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, konfirmoi Borovci.