string(102) "tre-te-lenduar-nga-shperthimi-ne-nje-shtepi-ne-mitrovice-qe-dyshohet-se-u-shkaktua-nga-bombola-e-gazit"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 18:40

Tre të lënduar nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë që dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 18:40

Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një shpërthim që ka ndodhur sot në një shtëpi në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi nga bombola e gazit.

Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës, tha për Gazetën Express, se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital ndërsa policia po merret me rastin.

Lexo Edhe:

Konfirmimi i tij i plotë:

Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë  Tepelena”,  tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.