Trepça ’89 kërcënon lojtarët, i akuzon se po luajnë sipas tekeve të veta - Gazeta Express
string(70) "trepca-89-kercenon-lojtaret-i-akuzon-se-po-luajne-sipas-tekeve-te-veta"

Gazeta Express

07/03/2020 18:13

Trepça ’89 kërcënon lojtarët, i akuzon se po luajnë sipas tekeve të veta

Gazeta Express

07/03/2020 18:13

Trepça ’89 ka paralajmëruar masa ndëshkuese rigorozë për futbollistët e vet, të cilët i akuzoi se po luajnë pa përgjegjësi dhe sipas tekeve të veta, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës nisi me sfidën Ferizaj vs Trepçës ’89. Vendasit arritën të rrëmbejnë tri pikë, pasi e mundën 4-0 Trepçën ’89, raporton Gazeta Express.

Taulant Dajaku shënoi për 1-0 për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e shtatë nga penalltia, derisa realizoi edhe për 2-0 në pjesën e dytë, në minutën e 51-të.

Golin për 3-0 e realizoi Edon Sadriu në minutën e 66-të, kurse për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Hajderevic në minutën 87′.

Trepça ’89 luajti me një lojtar më pak për disa minuta, pasi në atë të 78’, Statovci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga loja.

Kjo disfatë bën që Trepça ’89 t’i afrohet zonës së ekipeve që do të bien nga liga në fund të fundit. Kjo pasi që mitrovicasit aktualisht radhiten në pozitën e tetë, me vetëm një pikë që i ndan nga zona e rrezikut.

Pas ndeshjes, faqja zyrtare e Trepçës ’89 në Facebook reagoi ashpër, duke i akuzuar lojtarët se po luajnë pa përgjegjësi dhe duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj tyre.

“Njëra ndër ndeshjet më të dobëta të ish-Kampionëve”, fillon postimi i Trepçës ’89 në llogarinë zyrtare në Facebook.

“Siç po shihet lojtarët tanë janë duke luajtur pa ndonjë përgjegjësi dhe sipas tekeve të tyre. Por Kryesia edhe Shtabi Teknik pritet të ndërmarrin masa ndëshkuese rigoroze”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement